Regjistrohen 131 raste të reja me Covid-19, tre pacientë humbin jetën
Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 131 raste të reja me Covid-19, ndërsa tre pacientë kanë humbur jetën për shkak të komplikacioneve.
Aktualisht në dy spitalet Covid po marrin trajtim mjekësor 189 qytetarë, ku 16 ndodhen në terapi intensive dhe pesë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2676
Durrës 596
Shkodër 397
Lezhë 306
Elbasan 302
Fier 249
Korçë 240
Vlorë 193
Kukës 156
Berat 114
Dibër 109
Gjirokastër 77.
Drejtorja e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami bëri me dije se 115 qytetarë janë shëruar gjatë orëve të fundit nga coronavirusi, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 7847, që nga fillimi i pandemisë.
Autoritetet shëndetësorr deri sot kanë kryer 88040 teste të dyshuara, prej të cilave 13649 janë konfirmuar pozitivë, kurse rastet aktive kanë kaluar mbi 5 mijë. Në Shqipëri për shkak të Covid-19 kanë humbur jetën 387 qytetarë, kurse qarku më i prekur është Tirana, ku raportohen 184 jetë të humbura.
Jetët e humbura nga Covid-19 në 12 qarqe:
Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk