“Nuk ka rëndësi emri por prova”, Dumani: Punën në SPAK e shoh si mision
Altin Dumani, kandidat për kreun e SPAK u shpreh se ndihet i motivuar për të garuar për këtë funksion, të cilin e sheh si mision.
Teksa shpalosi platformën e tij para KPL, ku do të zgjidhet kreu i ri SPAK, Dumani tha se nëse i jepet mundësia për të drejtuar këtë institucion, do të ketë në fokus ndërtimin e një strukture të aftë për të luftuar korrupsionin.
“Ndihem shumë i motivuar për të garuar për këtë funksion, pasi nëse më jepet mundësia për të drejtuar këtë institucion, do të kem në fokus ndërtimin e një strukture të aftë për të luftuar korrupsionin. Sa i takon çështjeve që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, për shumicën e tyre jam në dijeni sepse kam një dorë vetë atje, jam si pika e kontaktit kur vjen informacioni për çështje të rëndësishme, dhe jam në dijeni. Emri nuk ka rëndësi, prova! Kjo është ajo që unë kam parim të punës time, prova, emri nuk më bën përshtypje”, tha Dumani.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Kam shumë dosje nën hetim”, Altin Dumani shpalos platformën për kreun e SPAK
- Kreu i ri i SPAK, Adnan Xholi shpalos platformën, të pranishëm përfaqësues të SHBA
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia