Ulen aksidentet në rrugë, 15% më pak se vitin e kaluar

19 Dhjetor 2022 | 14:57

Numri i aksidenteve rrugore është ulur këtë vit. Nga janari deri në nëntor 1479 njerëz janë përfshirë në aksidente rrugore.

Krahasuar me vitin e kaluar në po të njëjtën periudhë, janë 14% të plagosur dhe të vrarë më pak.

Instituti i Statistikave, ka përpunuar të dhënat e mbledhura nga Policia e Shtetit, ku bie në sy, ulja e numrit të aksidenteve nga viti në vit.

Gjithsej gjatë asaj periudhe kanë ndodhur 1060 aksidente rrugore, ose 15% më pak se periudha e vitit të kaluar.

Përsa i përket numrit të aksidenteve, 182 aksidente janë kryer nga shoferë nën 25 vjeç, ndërsa 267 nga aksidentet janë kryer nga personat 25-34 vjeç.

Mbi moshën 60-vjeçare janë kryer 101 aksidente, ndërsa të larguar nga vendngjarja pas aksidentit 48 persona.

Drejtuesit e mjeteve mbetet shkakatarët kryesore, ndërsa numri më i madh i përplasjeve është regjistruar në Tiranë e Lezhë, ndërsa në Qarqet Shkodër e Dibër ka pasur këtë vit numër të ulët të aksideneteve dhe të lënduarve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026