Imeri, artisti shqiptar që nisi me muzikën në rrugë e arriti në “Voice of Greece”
Julio Imeri është një artist shqiptar që fillimisht e nisi karrierën si beatmaker dhe producent, duke krijuar muzikë për emra të tjerë të njohur në tregun e muzikës.
Ai ka vijuar me cover-a të cilët i sjell shumë bukur me stilin e tij, si të artistëve shqiptarë ashtu edhe atyre të huaj.
Por suksesi i tij i radhës ishte pjesëmarrja në “The Voice of Greece“, ku bëri që të kthehen të katërt anëtarët e jurisë dhe të surprizoheshin nga zëri i tij shumë i veçantë.
Ai jeton prej disa vitesh në Greqi ku merret me muzikë, pasion të cilin e ka zbuluar që në moshën 14 vjeҫ.
Zakonisht e njohin me emrin Julio dhe për efekt shqiptimi (në Greqi) ka zgjedhur që edhe në këngët apo cover-at e tij të prezantohet me këtë emër.
Xhuljo me origjinë nga Gjirokastra është këngëtar, kompozitor, kantautor si edhe performues.
“Fati ynë shpresë e marrëzi”, kënga shumë e njohur e Aurela Gaçes është sjellë më herët në një version shumë të veҫantë dhe emocional kënduar nga artisti Xhuljo Imeri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta