Shtino: Më mbyllën “Njerëz të humbur” dhe asnjë televizion nuk më hapi derën
Moderatorja Aida Shtino është emocionuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ndërsa kujtoi momentin e mbylljes së emisionit “Njerëz të humbur”.
Ajo tha se arsyeja e mbylljes, sipas asaj që i kishin thënë, ishte buxheti. Ndërsa me lot në sy theksoi se për këtë emision asnjë televizion nuk ia hapi derën.
“Ka qenë viti 2014 dhe dalë nga emisioni e lumtur sepse kishim gjetur tre persona. Të nesërmen më thirrën në drejtori dhe më thanë që emisioni do të mbyllet. U thashë kush është arsyeja dhe më thanë se nuk kanë buxhet. Nuk e besoj se ka qenë për shkak të buxhetit, sepse emisioni kishte sponsor për arsye se ishte shumë i ndjekur. Ka qenë shumë i vështirë ai moment. Pas TVSH asnjë televizion tjetër nuk më hapi dyert. Habitem se askush s’ma hapi derën për emisionin, sepse ne kishim krijuar strukturat tona në çdo shtet. Kishim korrespondent që ne nuk paguanim, punonin vullnetarisht”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West