Shtyhet për të enjten vendimi i Apelit për PD-në
Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur që të shtyjë vendimin për ankimin e Enkelejd Alibeajt, i cili ka kërkuar që vendimet e kuvendeve të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit të regjistrohen bashkë.
Seanca e radhës do të mbahet pas dy ditësh, më 22 dhjetor në orën 09:00.
“Sot në datë 20.12.2022 u zhvillua seanca gjyqësore lidhur me ankimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Përfaqësuesi i PD, av. Rezart Kthupi kërkoi t’i jepet një kohë prej 2 ose 3 ditë për t’u njohur me aktet. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendim të ndërmjetëm, vendosi të pranojë kërkesën dhe të shtyjë seancën për në datë 22.12.2022, ora 9:00”, thuhej në njoftim.
Shqyrtimi i kësaj çështjeje në Gjykatën e Apelit, edhe në rast vendimmarrje, nuk do të zgjidhte asgjë sa i takon statutit të Partisë Demokratike që njihet ligjërisht.
Në rastin më të mirë për palën e Enkelejd Alibeajt, nëse gjykata do e pranojë kërkesën, atëherë çështja do të rikthehej në shkallën e parë të gjyqësorit.
Në këtë shkallë ka edhe një vendim dhënë nga gjyqtari, Agron Zhukri, që ka njohur vendimet e dala nga Kuvendi që thirri Sali Berisha më 11 dhjetor 2021.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta