Kalaja: Do përballemi fizikisht për të penguar punimet te sheshi i Teatrit Kombëtar

21 Dhjetor 2022 | 10:45

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Adriana Kalaja deklaroi se nuk është kundër ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, por u shpreh se në sheshin ku ndodhej godina e vjetër, do të ndërtohet një qendër tregtare dhe pas saj, disa kulla.

Për Euronews Albania, Kalaja u shpreh se do të përballen edhe fizikisht me punonjës të policisë për t’i penguar punimet.

Ndër të tjera, Kalaja nënvizoi se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Strasburgut në lidhje me këtë çështje.

“Protesta jonë e sotme nuk lidhet me kundërshtimin që kemi ne për një teatër të ri, siç mundohet pushteti, siç mundohet mafia e betonit, e përfaqësuar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, ta propagandojnë. Ne jemi kundra fillimit të një vepre, në sheshin e Teatrit Kombëtar, që vetëm teatër nuk është, por është një qendër tregtare, pas së cilës do jenë edhe disa kulla që do të ngrihen aty.

Këto veprime bien ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili ka shpallur antikushtetues vendimin e transferimit të pronës së Teatrit Kombëtar, nga Ministria e Kulturës te Bashkia Tiranë, duke detyruar Bashkinë Tiranë të kthejë pronën siç ka qenë më 7 maj të 2020-ës, një ditë përpara se të firmosej nga Këshilli i Ministrave transferimi i pronës. Patjetër, do tentojmë ta pengojmë, kjo nuk mbaron sot, do ta shihni në ditët në vijim. Do përballemi edhe fizikisht për t’i ndaluar”, theksoi ajo.

Teksa pritet që të nisë ceremonia për nisjen e punimeve për Teatrin e ri Kombëtar, përfaqësues të Partisë Demokratike, por jo vetëm kanë vendosur të protestojnë.

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha raportoi se protestuesit e PD-së janë vendosur në tre zona të ndryshme, teksa në pjesën ku do të zhvillohet ceremonia, është vendosur perimetri i sigurisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026