Veliaj: “Selman Stërmasi” e Pallati i Sportit “Asllan Rusi” do ndërtohen nga e para
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se vitin e ardhshëm, do të rindërtohet nga e para stadiumi “Selman Stërmasi” dhe Pallati i Sportit “Asllan Rusi.
Deklaratën, Veliaj e dha këtë të mërkurë gjatë fjalës së tij në ceremoninë për nisjen e punimeve të Teatrit të ri Kombëtar.
“Sot jemi me një projekt akoma edhe më cilësor dhe në finale, të gjithë qytetarët e Tiranës, shumicën dërrmuese, jo vetëm në sasi, por shumicën morale që do që qyteti të ecë përpara me vendosmëri, të mos ndalet në progres.
Të sigurohemi që ky qytet që sot mbyll ditët e veta si kryeqyteti evropian i rinisë, vitin tjetër si kryeqyteti evropian i sportit, me disa projekte fantastike të reja, që jam i sigurt do hapin prapë debat, siç është stadiumi “Selman Stërmasi”, që duhet t’i ngjajë Arenës Kombëtare dhe duhet të rivitalizojë të gjithë zonën e “Tiranës së Re”, ashtu siç do të jetë edhe arena e re e lojërave me dorë “Asllan Rusi”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh