Shembja e pallatit te “Myslim Keta”, Berisha: Veliaj po nxit përplasjen me qytetarët

21 Dhjetor 2022 | 12:46

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn në lidhje me shembjen e pallatit nr.4 në  rrugën “Myslim Keta” në kryeqytet, për të cilën bashkia thotë se është e pabanueshme për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se me këtë akt, Veliaj po nxit përplasjen me qytetarët.

“Ndaj dhe unë, paralajmëroj Erion Veliajn se me këtë akt ai po nxit me të gjithë forcën, përplasjen me qytetarët. Ai është një kukull e Edi Ramës, por do përgjigjet për këtë akt. Paralajmëroj ndërtuesin që të mos bëhet mashë. Hiq dorë nga ai projekt.

Populli opozitar nuk do e pranojë kurrë atë projekt. Populli opozitar do bëjë gjithçka për zbatimin e drejtë të vendimit të Kushtetueses”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026