Eksperti i kthehet sipërmarrëses: A ke siguracion për skuterin?
Eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha dhe sipërmarrësja Anila Përlala kanë debatuar në lidhje me qarkullimin me skutera në vendin tonë.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Hoxha e pyeti Përlalën nëse ajo kishte siguracion për skuterin që dispononte.
Sipas tij, këto mjete janë jashtë kontrollit.
Gëzim Hoxha: Unë kam edhe një pyetje për zonjushën që është aty në studio. Do desha të di, a ka kjo siguracion për skuterin e saj?
Anila Përlala: Siguracion? Jo, nuk ka.
Gëzim Hoxha: Po nëse aksidentalisht, do të vritet një njeri nga një skuter, kush do e paguajë dëmshpërmblimin e tij, se lindin detyrime civilo-juridike?
Anila Përlala: Siguracion nuk kam as për biçikletën.
Gëzim Hoxha: Nuk e di, por kush do t’i paguajë? Këto janë mjete jashtë kontrollit, duhen futur në kontroll.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta