Çfarë nuk funksionoi te ‘panzerat’? Hansi Flick ‘zbërthen’ Gjermaninë
Gjermania zhvilloi një Kupë Bote të turpshme ku nuk mundi të përmbushte as objektivin më minimal, kalimin në fazën me eleminim direkt. Të besuarit e Hansi Flick bënë 3 ndeshje zhgënjyese, ku edhe pse arritën të gjejnë fitoren ndaj Kosta Rikës me rezultatin 4-2.
Pavarësisht gjendjes ku skuadra ndodhet, asnjë masë nuk është marrë për trajnerin 57-vjeçar, ndërkohë që Federata Gjermane e Futbollit duket se do t’i besojë atij edhe europianin e 2024-ës.
Flick ka analizuar dhe Kupën e Botës, ku sipas tij, mbrojtja çaloi pasi lojtarët nuk kishin komunikim me njëri-tjetrin. Elasticiteti i mungoi repartit defensive, i cili duhet të marrë përgjegjësinë për pësimin e golave.
Kritikat më tej kanë qenë për repartin ofensiv, ku Flick pohon: “Do të gënjeja nëse do të thosha se zhvilluam lojë pozitive në sulm. Mjaftojnë statistikat për të kuptuar se mungesa e efikasitetit para porte na ndëshkoi ta shikonim pjesën tjetër të Botërorit nga shtëpia.”
Ish-trajneri i Bajernit të Mynihut nënvizoi dhe tifozërinë gjermane, të cilët sipas tij nuk bënë dot detyrën si ata të Argjentinës, Marokut apo Kroacisë, por e braktisën skuadrën.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk