Sulmi kibernetik, Gjykata e Apelit heq masat e sigurisë ndaj 5 punonjësve IT

22 Dhjetor 2022 | 14:17

Gjykata e Apelit në Tiranë shfuqizuar masat e sigurisë për pesë punonjësit e IT-së, nga Ministria e Brendshme dhe Departamenti i Administratës Publike që akuzohen për shpërdorim detyre për sulmin kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-t që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Shqipëri.

Në 30 nëntor të këtij viti, Gjykata e Tiranës kishte caktuar për Altin Sallakun, Rudina Llagamin, Igli Lubonjën dhe Albi Gjekën masën e sigurisë, “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Por, pas ankimeve të bëra nga pesë punonjësit e DAP-it, tashmë vendimi është shfuqizuar nga gjyqtari Genti Shala.

Altin Sallaku kishte detyrat përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve; Rudina Llagami ishte Specialiste, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Igli Lubonja, Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike dhe Gjeka ishte specialist në Sektorin e IT-së në Departamentin e Administratës Publike dhe të pestë akuzohen për “shpërdorim detyre.”

Që prej vitit 2021, Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike të njëpasnjshme. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti, që bllokoi shërbimet online në të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platformën e-Albania.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

Të dhëna konfidenciale të personave publikë, që nga kreu i SHISH deri tek kryeministri, janë publikuar herë pas herë nga hakerët në faqen “Homeland Justice”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026