Të burgosurit takime me familjarët e fëmijët, por në ambiente të papërshtatshme

22 Dhjetor 2022 | 20:52

Fëmijët dhe familjarët e personave që vuajnë dënimin në burgun e Drenovës kanë pasur mundësi të takojnë të dashurit e tyre në prag të festave të fundvitit.

Për të dënuarit kjo ishte një ditë ndryshe, por për fëmijët ambienti ku ata takohen me prindrit nuk është i përshtatshëm. Aktivstja Enkelejda Fejzo tregon cilat janë problematikat që hasin fëmijët kur takojnë prindin e dënuar.

“Problematika fillon që nga pjesa e takimit të prindërimit të fëmijëve, që është një mungesë shumë e madhe sepse fëmija gjatë kohës se takimit me prindin i mungojnë shumë ambiente të bukura që mos kuptojë që prindi po vuan një dënim. Kjo është një nga gjërat që duhet stimuluar e nuk duhet harruar. Fëmijët janë ata që preken nga mungesa e prindërve, e gjithashtu edhe bibliotekat e burgjeve dhe komunikimi me i qarte me familjarët,” – u shpreh ajo.

Një nga të burgosurit që po vuan dënimin tregon se ka nevojë që ambientet për fëmijët që takojnë prindërit e tyre duhet të jenë më të përshtatshme.

“Duhet të ketë ambiente më të përshtatshme për këtë kategori pasi duke qenë se vet ambienti e të gjithë kuptojnë se është një institucion tjetër, është jetese tjetër, nuk është rutina e përditshme jashtme. Mendoj se këto kushte duhen përmirësuar me tepër,” – tha i dënuari Joni Mosku.

Burgu i Drenovës është një nga burgjet me të rëndësishme të vendit, për shkak edhe të sigurisë së lartë që ai mbart ndërkohë që kohët e fundit është duke vuajtur edhe nga mbipopullimi i të burgosurve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026