Gjiknuri zbulon se si PS do të zgjedhë kandidatët për zgjedhjet lokale

23 Dhjetor 2022 | 11:45

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, thotë se kandidatët e kësaj force politike për zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të zhvillohen më 14 maj të vitit të arshshëm, do t’i nënshtrohen një procesi konsultimi brenda partisë por edhe jashtë saj.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Gjiknuri tha se deputeti socialist Benet Beci është një kandidaturë mjaft e mirë për Shkodrën, por nënvizoi se për këtë duhet të zhvillohen konsultime.

“Natyrshëm që mund të ketë shumë deputetë të cilët do të dëshironin të kandidonin për kryetarë bashkie, nuk ka asgjë të keqe. Përgjithësisht, qasja jonë ka qenë që deputetët të kryejnë punën e tyre si deputetë, por edhe Beneti është një kandidaturë jashtëzakonisht e mirë, një kandidaturë që do t’i bënte nder Shkodrës.

Me këtë nuk konfirmoj që do të jetë Beneti sepse ai, si shumë kandidatë të tjerë, do t’i nënshtrohet një procesi konsultues brenda partisë, përtej partisë me qytetarët e Shkodrës, me opinionet për të parë edhe shanset se sa të mëdha i ka për t’u zgjedhur apo për të bërë edhe një garë dinjitoze për Partinë Socialiste”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026