Kur do i zyrtarizojë PS kandidatët e zgjedhjeve të 14 majit? Përgjigjet Gjiknuri
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri tha se shumë shpejt kryesia e PS do të miratojë një udhëzim, që do të zbatohet nga strukturat e partisë, në lidhje me kandidatët për kryetarë të bashkive, zgjedhje të cilat do të zhvillohen më 14 maj.
Në një komunikim me gazetarët, Gjiknuri theksoi se do të vazhdojnë traditën e konsultimeve me strukturat e partisë, ndërsa shtoi se do të zhvillohet edhe një sondazh me qytetarët për të marrë mendimet e këtyre të fundit.
“Në fakt shumë shpejt kryesia e PS do të miratojë edhe një udhëzim që do të jetë pjesë e një procesi që do të zbatohet në të gjithë strukturat e partisë, që ka të bëjë me konsultimet qoftë për kandidatët për kryetarë bashkie qoftë edhe për listat e këshilltarëve.
Së pari, ne do të vazhdojmë traditën e konsultimeve me strukturat e partisë dhe përtej strukturave të partisë; dhe një alternativë tjetër do të jetë sondazhi për të marrë mendimin e qytetarëve. Na duhet një kandidat që është përtej grupimit partiak. Nga kjo pikëpamje PS ka zgjedhur këtë strategji dhe do t’i shkojmë deri në fund”- theksoi Gjiknuri.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndarja e re territoriale, banorët e Juglindjes: Mos shkrini asnjë bashki
Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%
Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
- 20:31 Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 20:20 Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutit: Nuk merremi me protestues, por s’ka vend për ekstremizëm në Shqipëri
- 19:50 Trump: Tarifa 100% për vendet evropiane që vendosin taksën dixhitale për kompanitë amerikane
- 19:43 Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:33 Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit
- 19:31 Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…