Tregjet bosh në Korçë edhe pse çmimet e ushqimeve bazë më lirë se vjet

23 Dhjetor 2022 | 14:24

Euronews Albania ka kryer një vëzhgim ditën e sotme në tregun e fruta-perimeve në qytetin e Korçës.

Ajo ç’ka konstatohet është se nuk ka rritje çmimesh por pavarësisht kësaj, fuqia blerëse vazhdon ende të jetë tejet e pakët. Në treg është e vështirë të shohësh njerëz që blejnë.

Këtë problem e tregojnë edhe shitësit.

“Bulmet, djathë, gjalpë, kaçkavall, speca me gjizë. Çmimet njëlloj i kemi mbajtur, nuk ka rritje. Fuqia blerëse është e pakët. S’kanë mundësi, s’kanë para. S’do mend, e tërë tek ekonomia është. Plus emigrantët nuk kanë ardhur, ata kanë lek, lëviznin, ata rrinë Greqi”, u shpreh një tregtar.

“Unë shes gjëra të thata, hudhra, piperka, qiqra, gjëra që duhen për vitin e ri. Arra, bajame, lajthi. Nuk i rris çmimet, siç kanë qenë. Çmimet nuk janë rritur por s’ka treg. Nuk ka fuqi blerëse”, tha një tjetër.

Ndërsa ndryshe ndodh në dyqanet e mishit, ku edhe pse çmimi është rritur, sërish ka blerës.

“Gjithmonë çmimet variojnë të jenë shumë më shumë të ngritura. Do ishte mire te ndryshonte për një periudhë të shkurtër, sepse të gjithë njerëzia duan të mbushin atë natë atë tavolinë. Pothuajse të gjithë llojet e mishrave janë ngritur, sidomos të pulave. Njerëzit vijnë me pak se vjet, gjithsesi mundohen për atë natë “, u shpreh një tjetër tregtar.

Në shumë qytete situate duket e njëjtë, ku edhe pse çmimet nuk janë rritur, blerësit janë me pikatore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026