Binjakët e talentuar të valles, prej 17 vitesh mbajnë gjallë traditën çame

23 Dhjetor 2022 | 16:37

Puen dhe Eluert Bajrami janë dy vëllezërit binjakë, të cilët traditën folklorike të prejardhjes së tyre e mishërojnë shkëlqyeshëm në skenat shqiptare dhe jo vetëm.

Kur flitet për vallen çame të Osman Takës, vëllezërit Bajrami mund të quhen pa frikë korifenjtë e saj.

Ata s’kanë kryer një shkollë të mirëfilltë, por janë valltar burimor të cilët prej më shumë se 17 vitesh vijojnë pasionin e tyre për traditën duke e përcjellë edhe tek të rinjtë.

Ndërsa Eluerti ka emigruar, Pueni 30 vjeç, vijon të qëndrojë në Vlorë dhe tregon se si nisi çdo gjë 17 vite më parë, kur prindërit e çuan në një kurs kërcimi dhe më pas u bë pjesë e ansamblit Çamëria.

“Origjina ime është çame dhe normalisht pjesëmarrja për herë të parë në një ansambël çam ka të bëjë me origjinën time, ishte pjesë e të ndjerit gjyshit tim i cili donte shumë që unë të kërceja vallen e Osman Takës dhe i jam afruar më shumë nga çdo valltar tjetër origjinalitetit të Osmam Takës dhe vazhdoj ta transmetoj atë në brezat e rinj”, thotë Puen Bajrami, valltar i ansamblit Çamëria.

Duke u rritur dëshira dhe pasioni për vallen sa vinte dhe shtohej.

“Nuk kam bërë një shkollë specifike, por jam valltar burimor; jam rritur në ansamblet folklorike të këtij qyteti duke u ngjitur në shumë skena, duke u vlerësuar me shumë çmime të ndryshme. Kjo gjë më ka dhënë më shumë shtysë që ta kam sot si një nga punët e mia më të rëndësishme”,  shprehet 30-vjeçari.

Pueni tregon edhe vështirësitë e hasura, duke kujtuar se vallet popullore apo folklori janë pasaporta e kombit tonë e për këtë duhen mbështetur.

“Një nga problemet kryesore që ne kemi janë kostumet që ato duhen mbajtur si një pasuri, por edhe duhen trashëguar si pasuri, ndërkohë që mungesa e një fondi apo mungesa e mbështetjes në këtë aspekt është e theksuar. Gjithashtu, mungesa e aktiviteteve popullore edhe kjo është një nga mangësitë që ka qyteti ynë”, thekson valltari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026