Në Korçë s’ka blerës, çmimet boshatisin tregjet
Në tregun e Korçës është e vështirë të shohësh njerëz që blejnë. Këtë problem e tregojnë edhe shitësit.
“Bulmet, djathë, gjalpë, kaçkavall, speca me gjize. Çmimet njëlloj i kemi mbajtur, nuk ka rritje. Fuqia blerëse është e pakët. S’kanë mundësi, s’kanë para. S’do mend, e tërë tek ekonomia është. Plus emigrantët nuk kanë ardhur, ata kanë lek, lëviznin, ata rrinë Greqi,” – u shpreh një shitës.
“Shes gjëra të thata, hudhra, piperka, qiqra, gjëra që duhen për Vitin e Ri. Arra, bajame, lajthi. Nuk i rris çmimet, siç kanë qenë. Çmimet nuk janë rritur por s’ka treg. Nuk ka fuqi blerëse,” – u shpreh një tjetër shitës.
Ndërsa ndryshe ndodh në dyqanet e mishit, ku edhe pse çmimi është rritur, sërish ka blerës.
“Gjithmonë çmimet variojnë të jenë shumë më shumë të ngritura. Do ishte mire te ndryshonte për një periudhë të shkurtër, sepse të gjithë njerëzia duan të mbushin atë natë atë tavolinë. Pothuajse të gjithë llojet e mishrave janë ngritur, sidomos të pulave. Njerëzit vijnë me pak se vjet, gjithsesi mundohen për atë natë,” – u shpreh një tregtar.
Në shumë qytete situata duket e njëjtë, ku edhe pse çmimet nuk janë rritur, nuk ka blerës.
Koncerti i Kanye West, policia njofton planin e masave. Rrugët që do të ndalohet qarkullimi i mjeteve
Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)
Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
- 18:35 Barnat për dobësim ulin peshën, por nuk përmirësojnë jetën
- 18:32 NYT: Trump u largua nga Turqia me Air Force One të vjetër për arsye sigurie
- 18:31 Erika Kirk kërkon që të gjitha provat që lidhen me vrasjen e burrit të saj të bëhen publike
- 18:24 Volkswagen mbyll katër fabrika në Gjermani, rreth 40.000 vende pune janë në rrezik
- 18:19 300 kredi të buta në administratë, i marrin policët, ushtarakët dhe mjekët
- 18:12 F-16 përfshihet nga flakët pas uljes emergjente në Greqi, piloti shpëton në kohë (VIDEO)