Mjekja Dollenberg: Gjermania në gjendje alarmi për infeksionet bakteriale
Mjekja urgjentiste, Aurora Dollenberg thotë se në Gjermani është shpallur gjendja e alarmit për infeksionet bakteriale.
Në një intervistë për Euronews Albania, Dollenberg nënvizoi se Gjermania është në krizë për furnizimet me antibiotikë.
“Është një veçori e këtij viti që ne po hasim shumë me infeksionet bakteriale. Virozat dhe temperatuarat e larta të pakontrollueshme te fëmijët, të njëjtën problematikë po hasim edhe ne në Gjermani. Edhe pse moshat fëminore i trajtojmë edhe me disa antibiotikë të ndryshëm, e kemi të vështirë që të ulim temepraturën, duke pasur edhe të pamundur të diferencojmë, nëse kemi të bëjmë me viroza apo kemi të bëjmë me infeksione bakteriale që nuk i kemi hasur në vitet e fundit.
Jemi në krizë për furnizimin me antibiotik, sepse çdo pacient i dytë që futet në klinikën time, merr një antibiotik dhe farmacitë nuk kanë më kapacitete për t’i plotësuar nevojat me kaq shumë medikamentev, kundër infeksioneve bakteriale, kundër temperaturave të larta. Duke parë që edhe Gjermania ka rezerva të larta, me të vërtetë ka shpallur gjendjen e alarmit sa i takon infeksioneve bakteriale”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Gara për Prishtinën, Përparim Rama zbulon projektin ambicioz
Rusia kërcënon Europën/ Deputetja ukrainase: Ja plani që ka Putin për luftën
Më i votuari në listën e hapur të PS, Gonxhja: S’u kam shkuar njerëzve nëpër shtëpi
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet