Virozat te fëmijët, mjekja pediatre tregon disa nga simptomat
Mjekja pediatre, Sonila Brato thotë se që prej fillimit të vjeshtës, ka pasur raste të shumta me viroza te fëmijët.
Në një intervistë për Euronews Albania, Brato nënvizoi disa nga sipmtomat, të cilat janë temperatura e lartë, që mund të vijojë për disa ditë, infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore, por edhe probleme me grykët.
“Ne këto ditë, realisht kemi një situatë të ngarkuar me viroza, me fëmijë që paraqiten te ne, që vijnë për vizitë dhe padiskutim kërkojnë ndihmë nga ana jonë, një situatë e tillë që nga periudha e shtator-tetorit, që kur vjeshta ka nisur, ne kemi një situatë të ngarkuar me viroza. Janë në fakt disa simptoma që paraqesin fëmijët, kryesisht dominojnë temperaturat shumë të larta, që shkojnë për disa ditë, për 5 ditë, por ka raste deri në 1 javë apo 10 ditë.
Nuk mund të them që për 10 ditë është temperaturë e lartë, por fillon një temperaturë 39,40 dhe pastaj me kalimin e kohës fillon të bjerë, pa asnjë simptomatikë tjetër, pa kollë, pa rrufë. Pastaj janë disa infeksione të tjera që paraqiten, janë infeksione të rrugëve të sipërme respiratore, që predominojnë këtë vit, 2022-shin, probleme me veshin, grykët, me temperatura shumë të larta te fëmijët, shpeshherë është i pashmangshëm mjekimi. Prezencë ka të bronciteve, diarresë dhe të vjellave”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
- Mbi 100 fëmijë në ditë në spital, virozat e stinës mbushin pediatrinë e Durrësit
- Fëmijët të prekur nga virozat, Kuli: 35 pacientë të shtruar në Pediatri
- Temperaturë e lartë, dhimbje grykësh e rrufë, fluks nga virozat e stinës në spitale
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë