Mjekja pediatre: Në rritje numri i fëmijëve të prekur nga virozat e stinës
Mjekja pediatre, Sonila Brati thotë se prej 3 muajsh, ka një numër të shtuar të fëmijëve që janë prekur nga virozat.
Në një intervistë për Euronews Albania, Brati u shpreh se aktualisht janë disa infeksione që po qarkullojnë.
“Jemi në ditë të ngarkuara në këtë periudhë. Ka një periudhë dy-tre mujore që ne jemi në këtë situatë, me viroza, me një numër të rritur të rasteve të pacienteve që vijnë te ne, kërkojnë ndihmë, qoftë në qendrat shëndetësore, qoftë edhe në pediatri. Megjithatë, mund të them që kemi një numër relativisht të rritur të vizitave të pacientëve. Janë disa infeksione dhe problematika që këtë periudhë po qarkullojnë.
Ajo që ne po hasim këtë javën e fundit, nga e hëna deri tani, janë temperaturat e larta te fëmijët, që në fakt shkojnë deri në 5 apo 6 ditë dhe në fakt nuk kanë asnjë lloj problematike tjetër. Unë mund të them që virozat në këtë periudhë janë në kulmin e tyre, pra, që kur vjeshta fillon te ne, që kur fillon shtatori ka një rikthim të virozave”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Gara për Prishtinën, Përparim Rama zbulon projektin ambicioz
Rusia kërcënon Europën/ Deputetja ukrainase: Ja plani që ka Putin për luftën
Më i votuari në listën e hapur të PS, Gonxhja: S’u kam shkuar njerëzve nëpër shtëpi
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë