Aktorja zbulon kërcënimet pasi denoncoi dhunimin e të moshuarës

26 Dhjetor 2022 | 09:43

Aktorja kosovare Kaltrinë Zeneli, personi i parë i cili publikoi videon e dhunimit të së moshuarës në shtëpinë e kujdesit në Pejë, zbuloi në një intervistë për emisionin “Goodmornings Albanians”, në Euronews, si ka ndryshuar jeta e saj pas denoncimit të rastit.

Aktorja zbuloi se ajo është marrë në mbrojtje nga prokuroria e Krimeve të Rënda për shkak të kërcënimeve që ka pasur.

“Menjëherë pas publikimit, diku nga dita e tretë, kam marrë një telefonatë prej prokurorisë së Pejës, të njëjtët që më kanë dhënë mirënjohjen. Më kanë thënë që duhet të shkosh në stacionin më të afërt të policisë, për shkak të kërcënimeve që i kam pas. Kam shkuar në stacion dhe kam skuar bashkë me kolegen time Adriana Matoshi, e cila nuk ka hezituar të më ofrojë ndihmë kur ka dëgjuar për rastin.

Mandej policia i ka marrë të dhënat e mia dhe më ka ofruar mbrojtje .Kam qenë nën mbrojtjen e prokurorisë së krimeve të rënda”, tha ajo.

Zeneli shtoi se edhe prindërit e saj janë zhvedosur të jetojnë me të në Prishtinë për shkak të kërcënimeve të ardhura në adresë të saj për denoncimin e rastit të dhunës.

“Brenga më e madhe ka qenë shqetësimi i prindërve. Unë jetoj vetë në Prishtinë dhe pas publikimit të rastit prindrit e mi janë zhvendosur kanë ardhur për të jetuar me mua në Prishtinë për shkak të kërcënimeve”, tha Zeneli.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024