Rihapet gara për Avokatin e Popullit, mazhoranca rrëzoi Ledio Brahon

26 Dhjetor 2022 | 14:14

Gara për Avokatin e Ri të popullit do të rihapet sërish duke e mbajtur këtë institucion peng të pakteve politike.

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar në janar, kuvendi i Shqipërisë do të duhet të rihapë aplikimet për kandidatët, pasi mazhoranca dhe opozita nuk gjetën konsensus për 84 votat që i duheshin propozimit të demokrateve, Ledion Brahos  për të qenë pasardhësi i Erinda Ballancës.

Deputetët e opozitës tërhoqën firmat për kandidatët e tjerë duke i siguruar mbështetjen vetëm një emri, Avokatit Ledio Braho.

Por, deklarata e prerë e kryeministrit Edi Rama në seancën e 22 dhjetorit se nuk do të votojnë për një avokat partie, ndryshoi tërësisht rrethanat për një proces, i cili u mendua se ishte drejt finalizimit.

Ndonëse më herët Taulant Balla e kishte cilësuar si një kandidaturë të pranueshme.

Qëndrimi i prerë kryeministrit erdhi pas akuzave të deputetit demokrat Gazmend Bardhi se kjo ishte një skemë e mazhorancës për të shkëmbyer votat e opozitës pro Ardian Dvoranit si anëtar të gjykatës kushtetuese.

Tashmë që kandidaturat e mbështetura me firmë nga deputetët kanë rënë, kuvendi duhet të shpallë sërish një afat për pranimin e kandidaturave, e më pas aplikantët, siç parashikon ligji do të pyeten në seanca dëgjimore nga komisioni i ligjeve, që verifikon edhe përmbushjen e kritereve për kandidim.

Në fund të seancave dëgjimore, komisioni miraton një listë me kandidatët dhe vlerësimet përkatëse por secili prej tyre  duhet të marrë edhe mbështetjen e të paktën 28 deputetëve në mënyrë që emri të kalojë për votim në parlament.

Opozita, e cila sipas traditës parlamentare është ajo e cila propozon emrin e avokatit të popullit duket të fillojë të mendojë sërish për një tjetër emër, që siç ka kërkuar mazhoranca të jetë një emër konsensual e jo zgjatim partie.

Avokati i Popullit duket se do të mbesë sërish peng i pakteve politike, duke bërë kështu që Erinda Ballanca të vijojë në krye të këtij institucioni, si avokati i popullit me jetëgjatë në ushtrimin e detyrës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes penale që lidhet me fraksionin e çështjes së njohur...
16:31 | 25/06/2026

Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë. Në një postim në facebook, Rama ka publikuar disa turiste me origjinë...
16:25 | 25/06/2026

Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore

Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor pas një incidenti të ndodhur në...
15:51 | 25/06/2026