Habit gazetari: Pse Shqipëria ka çmimin më të ulët të karburantit në rajon

26 Dhjetor 2022 | 22:03

Gazetari Bardh Sejdarasi deklaroi se Shqipëria ka çmimin më të ulët të karburantit në rajon.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Sejdarasi nënvizoi se çmimi aktual është për shkak të taksave dhe tatimeve që vendos shteti, të cilat janë të ndryshme nga vendet e rajonit.

“Çmimi i naftës ka disa indikatorë. Nuk është indikatori që raportojnë të gjithë gazetarët që janë të paditur, injorantë. Nuk ka çmim naftë që lidhet me bursën e Londrës apo të Nju Jorkut. Çmimi i naftës në Shqipëri është çmimi që ka Platz i Mesdheut, është çmimi me të cilin furnizohen operatorët shqiptarë në Mesdhe. Nuk është dollar/fuçi, por është dollar/ton.

Mbi këtë bazë, kushdo të shkojë te Petrolifera, të marrë çmimin që është zhdoganuar, t’i shtojë këtij çmimi të tërë sistemin e taksave dhe tarifave që ka ky litër karburant. Nëse Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, i vëmë në bazë të njëjtë çmimet e karburanteve, Shqipëria ka çmimin më të lirë të karburanteve në rajon. Nëse Shqipëria shton sistemin e tatimeve dhe taksave që është i ndryshëm nga të tjerët, atëherë do dalë ky çmim që është “, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026

“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia,...
21:41 | 27/07/2026