Përfaqësuesi i biznesit: Të thuash s’ka vende pune është hipokrizi

26 Dhjetor 2022 | 22:30

Përfaqësuesi i biznesit fason, Florian Zekja deklaroi se është hipokrizi të thuash që në Shqipëri nuk ka vende pune dhe ka varfëri.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Zekja u shpreh se ndoshta njerëzit nuk dinë të punojnë, por punë ka.

“Nuk ka lidhje, Shqipëria 2 milionë është. Jo jo, të thuash që në Shqipëri nuk ka vende pune është hipokrizi. Të thuash që nuk ka fuqi punëtore është budallallëk. Kush thotë që ka varfëri, është budallallëk. Varfëri? Varfëri ka në të gjithë botën.

Ato statistika që një shqiptar jeton me 5 dollar në ditë, janë hiprokizi që i dimë të gjithë. Të thuash që në Shqipëri nuk ka punë, është budallallëk. Nuk di të punosh, nuk ka aftësi të punosh, por të thuash që nuk ka punë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë

Gazetari Flogert Muça ka folur për Euronews Albania në emisionin “Now” me Erla Mëhillin. Muça ka komentuar listat e propozuara nga kreu i PD-së, Sali...
22:24 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026

“E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës

Avokati dhe analisti, Rezart Kthupi i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me zgjedhjen e Kryesisë...
21:41 | 01/07/2026