Eksperti: Kujdes, ja pse nuk duhet ta shoqëroni kafen me fruta!

27 Dhjetor 2022 | 07:50

Kafja është një mënyrë e mirë për të rritur energjinë në mëngjes ose për të mposhtur lodhjen e pasdites, por gjithashtu mund të përkufizohet si një eliksir shëndetësor. Por për disa njerëz, kafeja mund të ketë më shumë efekte anësore negative sesa pozitive.

Pedagogu Zef Gjeta tha në emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania se duhet një distancë të paktën 6 orë nga njëra kafe në tjetrën.

Gjeta tregoi se versioni më i fortë dhe më i rëndë i kafesë është frapeja, pasi është më e përqendruar dhe në sasi të madhe. Ai rekomandoi që të mos konsumohet kafja me qumësht dhe të mos pihet bashkë me frutat.

“Sipas një studimi kafeja dhe frutat duhen ngrënë minimalisht 1 orë pas ushqimit. Gjithashtu, kafja dhe frutat, në të një njëjtin tas në stomakun tonë, ato enzimat që e tresin njërën dhe tjetrën dalin jashtë funksionit dhe ne, shumica e ushqimit na shkon ose për dhjamë ose për jashtëqitje, jo për energjinë tonë. Është e vërtetuar shkencërisht dhe duhet të bëjmë kujdes ta shmangim”, tha eksperti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024