Policia: Grupet kriminale vendosën edhe dy barrikada gjatë natës në veri
“Grupet kriminale i kanë vendosur edhe dy barrikada në veri, duke e penguar edhe më tej lëvizjen e lirë të qytetarëve”.
Në një përgjigje për Klankosova.tv nga Zyra për Informim e policisë thuhet se pengesat janë vendosur në udhëkryqin tek shkolla teknike në veriun e Mitrovicës si dhe tjetra tek vendi i quajtur “Kërshi i Dudës”.
“Në veri të vendit, gjatë natës persona/grupe kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes së lirë. Referuar informacioneve zyrtare janë vendosur edhe dy barrikada me mjete të rënda. Njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur Kërshi i Dudes”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Sot është dita e 18-të e vendosjes së barrikadave në veri. Numri i tyre tanimë ka shkuar në 13-të.
Kjo pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç, i cili dyshohet se ka sulmuar Zyra e Komisionit Komunal Zgjedhor në veriun e Mitrovicës.
Situata në ato zona vazhdon të jetë e tensionuar.
Grupet kriminale në shumë raste i kanë sulmuar qytetarët, mediat, por nuk munguan as sulmet ndaj organeve të sigurisë.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se së bashku me KFOR-in do të gjejnë zgjidhje për largimin e barrikadave pas Krishtlindjeve.
Kurti tha se janë në pritje të veprimeve nga ana e Misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, në të kundërtën policia do t’i heq vet ato.
LEXONI GJITHASHTU:
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit