Tuneli i Llogarasë drejt fundit, Balluku: 500 metrat e fundit për t’u gërmuar
90% e punës për të hapur tunelin e Llogarasë është kryer këto 13 muaj dhe hapja e plotë pritet të bëhet brenda muajit shkurt. Kantierin në ndërtim, i cili është pjesë e rrugës Orikum-Palasë e ka inspektuar këtë fundvit, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Për ministren Balluku, ndërtimi i rrugës Orikum-Palasë, do të sjellë lehtësi qarkullimi për turistët që vizitojnë jugun, banorët e zonës dhe lidhjen me aeroportin e Vlorës.
“Gjatë sezonit veror nuk kemi më automjete të rënda që të bllokojnë trafikun. Ky është tuneli që ishte kthyer në një ëndërr për të gjithë shqiptarët, për të gjithë investitorët që kanë investuar në Jug, për të gjithë turistët për të cilët Qafa e Llogarasë ishte kthyer në një sfidë. Do jetë një arritje e madhe për zhvillimin ekonomik të jugut të Shqipërisë”, tha ministrja Balluku.
Tuneli i Llogarasë nuk ka hapur probleme madhore në hapjen e tij, për shkak të përbërjes gjeologjike të tokës, në të cilën gërmimet avancojnë me 20 metra çdo ditë.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit