50 vjet diplomaci në RMV, Dimitrov: “Diplomacia të krijojë ura e jo mure”
Maqedonia e Veriut shënon 50 vjet diplomaci të shtetit duke kujtuar të gjithë sakrificat që shteti duhej t’i bënte për hir të së mirës së përgjithshme dhe për integrim në BE dhe NATO. Ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov gjatë fjalimit të tij tha se puna e diplomacisë është që të ndërtojë ura bashkëpunimi mes popujve dhe jo të vendosë mure për t’i ndarë ato.
“Duhet të vazhdojmë të krijojmë miqësi të reja dhe t’i ruajmë ato të vjetrat. Nuk mund të presim që gjërat të ndodhin vetëvetiu. Ne vetë duhet të krijojmë mundësi dhe të hapim horizonte të reja”, tha ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.
Dimitrov gjithashtu kujton se prioriteti i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut është anëtarësimi në BE dhe NATO.
“Nisemi nga vizioni për bashkëpunim, për Ballkan të qetë dhe zhvillimor, ku kemi vetëm miq edhe kur kemi dallime për çështje të caktuar. Anëtarësimi në BE për ne është një prej prioriteteve më të larta në politikën tonë të jashtme. Besoj në ambiciet tona evropiane dhe përparimin tonë”, shtoi ai.
Në shënimin e 50 vjetorit të diplomacisë ishin prezent ambasadorë aktual dhe ish ambasadorë të Maqedonisë së Veriut nëpër botë që e përshëndetën përpjekjen e vendit gjatë viteve për të përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët dhe për tu reformuar.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 18:58 Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
- 18:55 Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme