Avni Rustemi dhe Mit’hat Frashëri, Butka: Si e liroi nga burgu pasi vrau Esatin

27 Dhjetor 2022 | 22:14

Historiani Uran Butka deklaroi se Mit’hati Frashëri ishte ai i cili e liroi nga burgu Avni Rustemin, pasi ky i fundit vrau Esat Pashë Toptanin në Paris.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Butka u shpreh se Mit’hati bashkëpunoi me juristë, politikanë, si dhe pati kontakte me shoqata studentore.

“Ndodhi një gjë që nuk pritej, natyrisht. Vrasja e tij nga Avni Rustemi. Mit’hati që ka qenë kundër dhunës, e kritikon aktin e vrasjes, se vrasja nuk sjell asgjë të mirë, e ka të shkruar. Por këtë rastin e vrasjes nga Avni Rustemi, ai e shfrytëzoi që Avin Rustemi të lirohej nga dënimi që ishte përgatitur.

Ai bashkëpunoi me juristë, bashkëpunoi edhe me poilitikanë. Ndërkohë, u lidh me të gjithë shoqëritë studentore të Stmabollit, Rumanisë, në mënyrë që të bënin protesta që Avni Rustemi të lirohej, pasi ka bërë një vepër të tillë për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026

“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia,...
21:41 | 27/07/2026