Dygjuhësia ngre tensione në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët nuk duan ndryshime

12 Dhjetor 2019 | 09:18

Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe ka nxitur debate në Maqedoninë e Veriut pas vlerësimit të Komisionit të Venecias për pezullimin e përkohshëm të tij. Kryetari i BDI-së në pushtet, Ali Ahmeti kërkon që ky ligj të mos keqpërdoret për qëllime politike.

 “Është ligj që buron nga vetë marrëveshja paqësore e Ohrit, si dokument i rëndësisë së veçantë me garanci ndërkombëtare, mbështetet nga Evropa, Amerika, NATO-ja. Dhe sigurisht që Komisioni i Venedikut si material është dorëzuar për një mendim, dhe ne i vlerësojmë mendimet që janë dhënë nga ky komision”, – thotë Ali Ahmeti, kreu i BDI.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka siguruar se ligji nuk mund të ndryshohet pa vullnetin e shqiptarëve, pasi pa deputetët shqiptarë nuk arrihet shumica në Kuvend.

 “Në aspektin esencial duhet pasur parasysh se ka grup ligjesh të cilat nuk varen vetëm si nga shumica e përgjithshme, por ka nevojë për shumicë të dyfishtë, grup i ligjeve ku hyn edhe ligji për përdorim të gjuhëve, që nënkupton se përskaj shumicës së përgjithshme, duhet të ketë edhe shumicën e dyfishtë”, -u shpreh kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Ditë më parë Komisioni i Venecias publikoi vërejtjet dhe rekomandimet për ligjin e përdorimit të gjuhëve. Një nga sugjerimet ka të bëjë me pezullimin e përkohshëm të përdorimit të gjuhës në gjyqësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026