Eksperti jep alarmin: Ka dorë të brendshme, rreziku që të dalin të dhënat e bankës

28 Dhjetor 2022 | 22:28

Eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi thotë se sulmet kibernetike janë në radhë të parë dëmtimi i imazhit të Shqipërisë si vend i besueshëm anëtar i NATO-s dhe vetë Aleancës.

Në emisionin Now në Euronews Albania, eksperti u shpreh se më i rëndi është ekspozimi i strukturave të sigurisë, sidomos i punonjësve të SHISH por edhe i policisë, që tashmë janë të rrezikuar nga krimi.

Ai ngriti alarmin se ekspozimi i të dhënave bankare sjell rreziqe për dublikim të identiteteve, gjë që mund të sjellë probleme për shumë persona.

Sipas ekspertit, dalja e të dhënave është bërë përmes ndihmës nga njerëz brenda vendit.

“Shqetësimi që çon në panik me ekspozimin e të dhënave bankare. Ka rreziqe për dublim të identiteteve; duke marrë të dhënat nga mua një haker në bashkëpunim me struktura të jashtme por edhe të brendshme, besoj se ka si mos të ketë dorë të brendshme në nxjerrjen e të dhënave. Kur të dublohet edhe identiteti bankar, që jo vetëm personazhe të rëndësishme i dublohet identiteti, rrezikohen, nuk e dimë sa janë të rrezikuara llogaritë bankare. Më sfidues është rikuperimi i këtyre të dhënave”,  tha eksperti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026

“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia,...
21:41 | 27/07/2026