Arrestohet i dyshuari i tretë për vrasjen e futbollistit në Angli
Një person i tretë është arrestuar si i dyshuari i tretë për vrasjen e futbollistit anglez Cody Fisher, i cili u goditi për vdekje me thikë në një klub nate në Birmingham.
I dyshuari 22-vjeçar u arrestua në Londër rreth orës 3 të mëngjesit të kësaj të enjteje.
Policia e West Midlands tha se i riu tashmë do të merret në pyetje për vrasjen e futbollistit, i cili u godit me thikë në pistën e vallëzimit të klubit të natës The Crane në Digbeth, pak para mesnatës së 26 dhjetorit.
Detektivët kanë thënë gjithashtu se është gjetur një thikë, e cila dyshohet se është dhe arma e krimit.
Ky është arrestimi i tretë i dyshuar për vrasjen e futbollistit.
Fisher, 23 vjeç, u godit me thikë pak para orës 23:45 në mbrëmjen e 26 dhjetorit.
Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ai u konfirmua i vdekur rreth gjysmë ore më vonë.
Policia ka aplikuar në Këshillin e Qytetit të Birminghamit që licenca e klubit ku ndodhi krimi, The Crane të rishikohet dhe një seancë dëgjimore pritet të zhvillohet të premten për të shqyrtuar nëse do të mbyllet biznesi.
LEXO GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus