‘Cili është qëllimi juaj’, Prençi: Çfarë i thashë Alibeajt në takimin në Kamzë

29 Dhjetor 2022 | 17:38

Kandidati në Primaret e PD-së për Bashkinë e Kamzës, Shemsi Prençi tregoi arsyen se përse shkoi në takimin që Enkelejd Alibeaj zhvilloi disa ditë më parë me demokratë në Kamzë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Prençi tha se donte të shikonte realitetin, se çfarë po ndodhte me këtë grupim.

Prençi nënvizoi se mori fjalën gjatë takimit dhe i tha Alibeajt se cili është qëllimi i tij, duke duke dalë me dy kandidatë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Jo pa qëllim, nuk kam pasur ftesë, por kam shkuar me një grup mjekësh. Kam shkuar të shoh realitetin me sy. Po kuptohet vetëm me një takim. Alibeaj ka prezantuar një mjek. Atje, në prezantimin e mjekut Bilbil Bajraktari, kishte edhe një numër të konsiderueshëm mjekësh të tjerë, që shërbenin në territorin e Bashkisë së Kamzës dhe Paskuqanit, që mbështesnin kolegun e tyre.

Jo pa qëllim, sapo ka prezantuar Alibeaj, kam marrë fjalën dhe  i kam thënë zotit Alibeaj, cili është qëllimi juaj, a mendoni që duke hyrë në garë me dy koka, do fitojmë? Si e mendoni? Unë e njoh Kamzën, e njoh votën në Kamzë, sepse kam drejtuar disa fushata në Kamzë dhe duke njohur situatën konkrete, ka dy probleme thelbësore. Së pari, PD-ja po futet me dy kandidatë, çka do të thotë se secili i prish punë tjetrit. Procesi i primareve ka hapur një hendek tjetër në Kamzë, sepse një  grup i caktuar, të cilët për interesa personale kanë dashur me qëllim të nxjerrin një kandidat të caktuar”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023