Kreshnik Spahiu: PD ishte krijesa e Ramiz Alisë për të mbrojtur komunistët shqiptarë

29 Dhjetor 2022 | 18:46

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Partia Demokratike u krijua nga ish-diktatori, Ramiz Alia, për të mbrojtur komunistët pas ndërrimit të sistemit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se Alia vendosi Sali Berishën në krye të PD-së, pasi ky i fundit kishte qenë ish-sekretar i Partisë Komuniste.

Sipas tij, 8 janari i këtij viti, ku pati përplasja të dy grupimeve në selinë blu, shënon edhe fundin e misionit të Partisë Demokratike.

“8 janari është dita zyrtare e fundit të misionit të turpshëm historik të Partisë Demokratike. Ajo parti tashmë e ka mbyllur misionin e saj të tranzicionit, si një krijesë e Ramiz Alisë dhe Partisë Komuniste. Mendoj që zbulimi dhe krijesa më interesante e ish-diktatorit Ramiz Alia ka qenë formimi i Partisë Demokratike, si një mundësi, si një krijesë artificiale e pluralizmit politik në Shqipëri, duke vendosur dhe një nga komunistët më të besuar në krye të kësaj partie, ish-sekretarin e Partisë Komuniste të spitaleve, Sali Berishën, pas 25 viteve karrierë në Partinë Komuniste, Ramiza Alia, si një njeri aktiv, i cili e njohu egon e tij, bëri këmbimin paqësor të pushtetit, e çoi pushtetin në duar të sigurta, në duart e një komunisti, i cili pas 32 vitesh do e forconte ish-Partinë Komuniste, sot Partia Socialiste, për t’i dhënë fronin mbretëror në këtë vend.

Partia Socialiste është vazhdimi, është e njëjta, vetëm ka ndryshuar emrin. Partia Demokratike ishte zgjatimi, leva që do mundësonte një lloj pluralizmi fiktiv dhe do i garantonte forcimin, fëmijëve dhe nipërave të komunistëve shqiptarë. Sot, fëmijët  dhe nipërat e komunistëve shqiptarë janë mëtë fortë se kurrë dhe Sali Berisha e ka mbyllur me sukses shkatërrimin e Partisë Demokratike”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023