Ndotja akustike dhe pasojat e saj!

Ndotja akustike
30 Dhjetor 2022 | 14:24

Zhurmat nuk janë vetëm të bezdisshme, por edhe të dëmshme për shëndetin dhe ekosistemet. Zhurmat që perceptohen si shqetësuese, si gjatë ditës, ashtu edhe gjatë natës, janë një faktor stresi. Vetëm në Europë, të paktën 20% e popullsisë aktualisht është e ekspozuar ndaj zhurmës së rrugës që mund të jetë e dëmshme për shëndetin e tyre. Për të kuptuar impaktin e zhurmës në mjedis Shkëlqim Mema, specialisti i Institutit të  Shëndeti Publik si dhe ekspert i ndotjes akustike  thellon këtë temë me bisedën më poshtë.

Shkëlqim Mema

Si ndikon zhurma përditshmërinë tonë?

Nëse je vazhdimisht në një ambient të zhurmshëm, qoftë nga trafiku, nga treni që kalon, nga njerëzit e ulur në lokalin poshtë apartamentit, apo nga avioni që ngrihet, trupi është nën stres të vazhdueshëm. Zhurmat ekstreme janë të pranishme në të gjitha qytetet kryesore, nga Londra e deri në Dhaka, Algjer, Barcelonë ose Berlin. Në New York, për shembull, 90% e përdoruesve të transportit publik janë të ekspozuar ndaj niveleve të  zhurmës që tejkalojnë kufijtë e ekspozimit, gjë që mund të rezultojë në dëmtime të pakthyeshme të dëgjimit.

Ka impakt në shëndet ky ekspozim aftagjatë?

Zhurma e tepërt mund të çojë në sëmundje metabolike, presion të lartë të gjakut, diabet apo edhe atak në zemër. 48.000 raste të sëmundjeve të zemrës dhe 12.000 vdekje të parakohshme i atribuohen niveleve të larta të vazhdueshme të zhurmës çdo vit. Në Hong Kong dhe në qytetet kryesore anembanë botës, grupet e margjinalizuara në veçanti janë më të rrezikuar ndaj ekspozimit të zhurmës ekstreme. Nëse një apartament ose shtëpi është në një rrugë kryesore, qiraja është më e ulët. Kjo do të thotë se njerëzit që nuk kanë shumë të ardhura, jetojnë në rrugë  të zhurmshme.

Po përsa i përket Shqipërisë, si qëndron ky raport?

Tirana vendi me intensitetin më të lartë të popullsisë, ka dhe nivelin më të lartë të ndotjes
akustike. Disa faktorë që ndikojnë në prodhimin e zhurmave janë trafiku, punimet në ndërtim, lokalet etj. Problemi kryesor në fakt është trafiku dhe se nga aty duhet të nis puna. Të dhënat zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) tregojnë se ndotja akustike urbane në  kryeqytet arrin vlerën 70dB ditën dhe 57dB natën, rreth 20dB më e lartë se standardi i BE për  nivelin kufi të ndotjes akustike. Edhe pse zhurma është nje armik i padukshëm, është një armik i  ndjeshëm dhe i dëgjueshëm. Ai është i padukshëm, por ne e degjojmë atë përditë, në mënyrë të  vazhdueshme dhe ndoshta është pjesa e keqe që tashmë jemi mësuar me këtë armik të vazhdueshëm që kemi në jetën tonë.

Problematika me Kuadrin Ligjor

Shqipëria ka një  ligj  ekzistues për zhurmat, i cili është miratuar në vitin 2007. Ligji ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe të mjedisit nga zhurmat, “duke përcaktuar mënyrën e shmangies dhe masat për parandalimin, reduktimin dhe zhdukjen e efekteve të dëmshme të ekspozimit ndaj tyre, përfshirë bezdinë nga zhurma”. Në fakt ekspertët bien dakord që stabilizimi i kuadrit ligjor, duke i vënë theksin vlerësimit teknik, mbledhjes së informacionit dhe perceptimit të publikut janë disa nga pikat që duhen reflektuar. Sipas një raporti të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNEP), problemi mund të frenohet me më shumë pemë, shkurre dhe gjelbërim në qytete. Ato shpërndajnë dhe mbysin zhurmën duke kontribuar në një klimë dhe peisazh më të mirë të qytetit.

***Ky shkrim është pjesë e projektit “Kujdesemi për mjedisin”, mbështetur nga Raiffeisen Bank.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026