Stoltenberg zbulon si mund të detyrohet Rusia që të negociojë për luftën në Ukrainë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se vendet perëndimore duhet të jenë të gatshme për të ofruar mbështetje afatgjatë për Ukrainën, sepse Rusia nuk po tregon shenja të heqjes dorë nga lufta.
Ai shtoi se mbështetja ushtarake do të sigurojë mbijetesën e Ukrainës si një vend sovran dhe do ta detyrojë Rusinë të ulet dhe të negociojë për t’i dhënë fund luftës, shkruan BBC.
“Forcat ukrainase kanë pasur iniciativën prej disa muajsh, por ne gjithashtu e dimë se Rusia ka mobilizuar shumë më tepër forca që aktualisht janë duke u trajnuar. E gjithë kjo tregon se ata janë të gatshëm të vazhdojnë luftën dhe të përpiqen të fillojnë një ofensivë të re,” theksoi Stoltenberg.
Më herët, presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim për Vitin e Ri, në të cilin u përpoq të mblidhte njerëzit pas trupave të tij që luftonin në Ukrainë, duke thënë se e ardhmja e vendit ishte në rrezik.
Homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky akuzoi Putinin se fshihej pas trupave të tij në vend që t’i drejtonte ato.
LEXONI GJITHASHTU
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë