A ka presione dhe shantazhe ndaj gjyqësorit? Flet Inspektori i Lartë i Drejtësisë

2 Janar 2023 | 08:43

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani deklaroi se shumë presione ndaj sistemit gjyqësor në vend.

Në një intervistë për Euronews Albania, të gazetarit Eni Ferhati, Metani u shpreh se ka presione edhe në kuptimin e mirë të fjalës, duke përmendur atë të publikut, që pret drejtësi nga institucionet.

Por sipas tij, nuk mungojnë as presionet edhe nga politika, teksa shtoi se nuk mund të ketë demokraci pa pavarësi të pushtetit gjyqësor dhe nuk mund të ketë pavarësi të sistemit gjyqësor, në qoftë se nuk ka demokraci.

“Sistemi gjyqësor padyshim që ka shumë presione, ka shumë presione edhe në kuptimin e mirë të fjalës. Ka presion publik, që do të thotë të prodhojë sa më shumë drejtësi, të prodhojë drejtësi të paanshme e kështu me radhë. Ka presion qoftë edhe nga politika, që në një moment të caktuar politika përfaqëson interesin publik në Kuvend apo kudo, për ta bërë sistemin gjyqësor më të përgjegjshëm e kështu me radhë. Nga ana tjetër gjetja e balancës midis këtij interesi publik, dhënies zë të këtij interesi publik, edhe mënyrës se si ti i jep zë këtij interesi publik është shumë delikate ta ndash nga presioni, ta ndash nga presioni politik, nga intimidimi që i bëhet punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo nuk është një gjë që shkruhet, nuk është një gjë që thuhet. Kjo është një gjë që dihet. Unë mendoj që sistemi gjyqësor nuk mund të ketë sukses, nëse ne nuk e mbështesim sistemin gjyqësor, nëse ne nuk i krijojmë mjedis demokratik sistemit gjyqësor.

Nuk mund të ketë demokraci pa pavarësi të pushtetit gjyqësor dhe nuk mund të ketë pavarësi të sistemit gjyqësor, në qoftë se nuk ka demokraci. Nuk mund të shkojnë të dyja anash dhe larg njëra- tjetrës, të dyja ndihmojnë një proces shumë të rëndësishëm, që është kushtetutshmëria e sjelljes politike në vend. Kjo sa i përket pjesës politike, pra them që duhet kultivuar dhe duhet  promovuar kultura demokratike e trajtimit të punës së sistemit gjyqësor. Çdokush ka të drejtë të komunikojë atë që mendon për punën e sistemit gjyqësor, sa larg kjo apo sa afër është kjo me intimidimin e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, kjo është një gjë që ka të bëjë me kulturën politike të atyre që e bëjnë  këtë kritikë. Besoj dhe mendoj që duhet të jetë pjesë e debatit politik pikërisht kjo gjë, pra krijimi i një fryme kritike, nëse ka kritika për punën e sistemit gjyqësor, por brenda një standardi të caktuar demokratik, kushtetues, brenda asaj që themi, të ruajtjes së pavarësisë dhe mosintimidimit të punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve”, theksoi Metani ndër të tjera.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)

Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore para Kryeministrisë kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën...
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026