Kolaps juridik! Ja çfarë rrezikon PD nëse gjykata fshin emrin e Bashës

2 Janar 2023 | 16:50

Përveç çështjes së vulës dhe logos së partisë, një tjetër çështje është depozituar nga PD e Berishës në Gjykatë.

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha shpjegoi se kërkesa e depozituar në Gjykatë nga Edith Harxhi për çregjistrimin e Lulzim Bashës nga regjistri i partive si kreu i PD, mund ta fusë në një kolaps juridik këtë të fundit.

“Çështja e ngritur nga Harxhi që është vendosur në 1 mars, që kërkon që Basha të mos njihet më si kreu i PD, përdor faktin që e dinë të gjithë që Basha nuk është më kreu i PD pas dorëheqjes. Duke marrë shkas nga kjo artificë juridike, Harxhi ka kërkuar nga gjykata që edhe juridikisht Basha të hiqet nga regjistri i partive si kryetar i partisë. Nëse kjo ndodh, do të jemi në një kolaps juridik. Nëse gjykata automatikisht fshin emrin e Bashës nga regjistri i PD, pyetja që vjen është: kush do ta regjistrojë PD në zgjedhjet e 14 majit?” shpjegoi gazetari Hoxha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunohet gazetari i Euronews Albania nga truprojat e Albin Kurtit

Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci ka bërë me dije përmes një njoftimi në Facebook dhunën që i është ushtruar nga truprojat e Albin Kurtit....
15:52 | 13/05/2023

Avokati i Haklajve për kallëzimin ndaj Berishës: Kemi dorëzuar si provë një video…

Pas më shumë se 12 orësh në SPAK, motra e Haklajve, Aishe Haklaj deklaroi të premten se familja e saj ka ende besim te SPAK....
11:11 | 29/04/2023

“Berisha krijoi përçarje”, Drini: S’e menduam që arrinim deri në këtë pikë

Kandidatja e Partisë Demokratike për Vaun e Dejës, Klomentina Drini nuk do të tërhiqet nga gara e 14 majit, pavarësisht sulmeve të bëra nga Sali...
14:30 | 08/04/2023