Sfidat që presin PD-në në 2023
2022 mbyllet me një Parti Demokratike të përçarë dhe secilën palë që sulmon njëra-tjetrën. Në vitin e ri 2023 Partia më e madhe e opozitës ka përpara disa sfida. Beteja parlamentare, zgjedhjet lokale të 14 majit, por edhe çështja e vulës dhe e statutit se kujt do t’i përkasë Partia Demokratike, janë disa nga çështjet që pritet të mbizotërojnë aktivitetin opozitar gjatë vitit të ri.
Sa i takon përballjes parlamentare, Partia Demokratike ka shumë për të rikuperuar në 2023. Në vitin që lëmë pas PD ishte me dy grupime parlamentare dhe kjo përçarë ndikoi shumë që në disa beteja në Kuvend maxhoranca të fitonte lehtë. Me përjashtim të Komisionit Hetimor për inceneratorët, ku u pa kryeministri Rama dhe disa përfaqësues të PS që të dëshmonin për atë që opozita e konsideron si aferë, në çështjet e tjera PD doli e humbur. Zgjedhja e Presidentit, debatet gjatë seancave, por edhe procesi për avokatin e popullit tregoi se maxhoranca socialiste e shfrytëzoi më së miri ndarjen mes deputetëve demokrat.
14 maji pritet që për herë të parë në pothuajse të gjitha bashkitë të shohim dy kandidatë nga Partia Demokratike të garojnë përballë atyre të PS-së. Edhe pse gjatë nëntorit pati tentative për bashkimin dhe daljen me kandidatë të përbashkët, ato dështuan dhe tashmë të dyja palët po prezantojnë kandidatët e tyre veçmas. Sa do ndikojë kjo përçarje në rezultatin që opozita do të marrë në këto zgjedhje, do të mbetet të shikohet vetëm pas 14 majit.
Beteja për vulën dhe se kujt do t’i takojë Partia Demokratike, sipas të gjitha gjasave pritet të marrë fund gjatë 2023-it. Nëse vendimi i gjykatave për të tre çështjet do të vulosë në ndarjen përfundimtare të PD, apo do të shërbejë për t’i ulur palët, sërish mbetet për t’u parë gjatë gjysmës së parë të vitit 2023.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë