3 çështjet që mund t’i japin zyrtarisht Sali Berishës logon e PD
Janë 3 çështje të depozituara në Gjykata nga Partia Demokratike që mund ta përmbysin situatën në të cilën gjendet kjo parti.
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha shpjegoi se çështja e parë është kërkesa e Enkelejd Alibeajt për të bashkuat vendimet e kuvendeve të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit.
“Nëse Alibeaj fiton do të prodhojë një vendim të shkallës së parë që njeh 18 dhjetorin që përmban edhe përjashtimin e personave non grata, rrjedhimisht edhe Sali Berishën. Gazment Bardhi ka apeluar vendimin e dalë nga gjyqtari Agron Zhukri që ka njohur statutin e Berishës. Nëse nuk arrin të fitojnë Bardhi dhe Alibeaj, përmbyset situata dhe të drejtën e përfaqësimit në gjykatë e fiton Berisha”, shpjegoi Hoxha.
Ka edhe një çështje tjetër, ajo e depozituar nga Edith Harxhi për çregjistrimin e Lulzim Bashës nga regjistri i partive si kreu i PD, që nëse arrihet të fitohet nga PD e Berishës mund ta fusë në një kolaps juridik këtë të fundit.
“Nëse kjo ndodh, do të jemi në një kolaps juridik. Nëse gjykata automatikisht fshin emrin e Bashës nga regjistri i PD, pyetja që vjen është: kush do ta regjistrojë PD në zgjedhjet e 14 majit?” shpjegoi gazetari Hoxha”, tha Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhunohet gazetari i Euronews Albania nga truprojat e Albin Kurtit
Avokati i Haklajve për kallëzimin ndaj Berishës: Kemi dorëzuar si provë një video…
“Berisha krijoi përçarje”, Drini: S’e menduam që arrinim deri në këtë pikë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta