Vrasja e kuksianit në Prizren, autori i dyshuar personazhi i njohur si “Kobra”
Policia e Kosovës ka konfirmuar shqoqërimin e pronarit të lokalit, “Kobra City” në Prizren, Dibran Hoxha, si të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit shqiptar me origjinë nga Kukësi.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ku në ambientet e lokalit u vra me armë zjarri 31-vjeçari, si dhe u plagos shoku i tij 27-vjeçar.
Të dy viktimat janë nga Kukësi, ndërsa paraprakisht dyshohet se autori të jetë pronari i lokalit, Dibran Hoxha, i njohur gjerësisht në rrjete sociale si “King Kobra”.
“Po intervistohet stafi i lokalit ku ka ndodhur rasti dhe dëshmitarët okularë. Po ashtu, po intervistohet edhe pronari i lokalit si i dyshuar”, deklaroi Togeri nga Policia e Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, për KosovaPress.
Lajmi për vrasjen u konfirmua fillimisht nga Policia e Shtetit në Shqipëri, ku u bë me dije se dy të plagosurit u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Kukësit dhe se njëri prej tyre nuk mundi të mbijetonte.
“Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjec, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhej në njoftim.
LEXO GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet