Morën peng dhe keqtrajtuan shqiptarët në Angli, dënohen me 19 vite e 6 muaj autorët
Janë dënuar me nga 19 vite e 6 muaj burg, shtetasi shqiptar Andi Alushi dhe lituanezi Valdemaras Kasinskas, të cilët akuzohen nga autoritetet britanike për pengmarrjen e dy personave.
Shqiptari dhe miku i tij lituanez akuzohen se më datë 14 maj 2022 kanë mbajtur peng në një banesë në Sheffield dhe kanë keqtrajtuar shtetasit shqiptarë me inicialet E. R. dhe O. L.
Në bazë të hetimeve të përbashkëta të bëra mes autoriteteve britanike dhe homologëve shqiptar, SPAK ka mbyllur dosjen në ngarkim të dy të pandehurve dhe e ka dërguar atë për gjykim, ku vendimi u dha më datë 3 janar 2022.
“Gjatë muajit shtator 2022 pjesëtarë të Skuadrës së Përbashkët Hetimore nga Shërbimi i Policisë së Yorkshire të Jugut kanë ardhur në Shqipëri, ku në bashkëpunim me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Oficerë të shërbimit të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorit të çështjes në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë kryer veprime të shumta hetimore, në kuadër të hetimeve paralele që po zhvilloheshin si në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu dhe në Shqipëri.
Në vazhdim të hetimeve të përbashkëta në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuara, janë dërguar në gjykim të pandehurit Andi Alushi dhe Valdemaras Kasinskas. Pas deklarimit fajtor nga Gjykata e Kurorës në Shefielld, të pandehurit Andi Alushi dhe Valdemaras Kasinkas, më datë 03 janar 2023 janë dënuar për veprat penale të kryera prej tyre me nga 19 vjet e 6 muaj burgim”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Ndërkohë që bëhet me dije se në bashkëpunim me autoritetet britanike, po vijohen hetimet dhe në Shqipëri për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
LEXO GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia