Bashkia Tiranë hap parkingun e katërt nëntokësor, atë pranë stadiumit ”Air Albania”
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj njoftoi të enjten për hapjen për qytetarët të parkingut nëntokësor në sheshin “Italia” pranë stadiumit Kombëtar “Air Albania”.
Në një video-postim në Facebook, përgatitur nga zyra për shtyp e Bashkisë Tiranë, Veliaj, bashkë me drejtoreshën e Tirana Parking, Eglantina Zere, tha se “parkingjet nëntokësore dhe hapësirat e liruara lart” janë modeli i tij se si duhet zhvilluar qyteti.
Parkingu ka rreth 200 vende me sistem sensorësh dhe ventilim për ajrosje, do të ketë katër vende për personat me aftësi të kufizuara dhe rreth 20 të tjerë me vende karikuesi për makinat elektrike. Ai është parkingu i katërt nëntokësor që Bashkia Tiranë ka hapur gjashtë vitet e fundit.
Ndërtimi i parkingut në sheshin Italia kushtoi rreth 5.5 milionë euro. Punimet nisën janarin e vitit 2018 pas një tenderi prej 2.8 milionë eurosh dhe u zgjatën më shumë pas ndërhyrjeve për të rregulluar hyrje-daljet sipër.
Vitin e shkuar qeveria akordoi edhe 1.7 milionë euro të tjera shtesë – një pjesë për të shpronësuar një ndërtesë që pengonte hyrjen mbi sheshin Italia, – duke e çuar shifrën totale në rreth 5.5 milionë euro.
Ashtu si në parkingjet e tjera të administruara nga Tirana Parking, çmimet për parkimin do të jenë nga 200 lekë për 0-3 orë qëndrim deri në 800 lekë për 8-12 orë qëndrim.
Veliaj u shpreh se do të diskutohet edhe mundësia për të krijuar sistem abonimi për banorët e zonave që nuk kanë mjedise pranë shtëpive të tyre, por edhe për stadiumin në rast ndeshjesh.
Bashkia Tiranë ka ndërtuar parking nëntokësor në sheshin Skënderbej, në ish-parkun e fëmijëve “7 xhuxhat” dhe në zgjatimin e bulevardit “Zogu i Parë” me një investim total me kosto rreth 10 milionë euro.
Falë projektit për kthimin e vendparkimeve me pagesë bashkia ka rritur ndjeshëm të ardhurat vitet e fundit duke justifikuar edhe investimet për projekte të tilla.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk