Tentoi të pengonte protestën e punonjësve, pezullohet aktiviteti i biznesit
Shef i sektorit në Drejtorinë Rajonale të Inspektoriatit të Punës në Korçë, Eglivel Laloshi, njoftoi pezullimin e aktivitetit për kompaninë Toni Oil, për shkak se pengoi të drejtat sindikale të punëmarrësve për tu organizuar në protestë.
“Është marrë një masë urgjente me pezullim të aktivitetit, pasi subjekti ka penguar lirinë sindikale të punëmarrësve”, tha ai.
Gjithashtu Laloshi ftoi një përfaqësi të punëtorëve që të ulet dhe të diskutojë me përfaqësuesit e Inpektoriatit të Punës në lidhje me problematikat e tyre.
“Kjo është detyra jonë dhe do të bëjmë më të mirën e mundshme për zgjidhjen e këtij problemi, absolutisht Brenda hapësirave ligjore. Por dua të diskutoj me ju, ose me një përfaqësinë tuaj me detaje çdo problematikë që ju keni ngritur”, shtoi Laloshi.
Kujtojmë se këtë të enjte për të dytën ditë me radhë 150 gra në qytetin e Bilisht janë duke protestuar pasi kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre në punë.
LEXO GJITHASHTU:
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
“Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)