Studimi mbi banesat e shqiptarëve, hapësira për banor 14 metra katrorë
Hapësira e banesës ku është strehuar 44% e familjeve shqiptare gjatë dekadës së fundit varion nga 70 deri në 110 metra katror. Kjo sipërfaqe përkon me 3 dhoma banimi, qoftë në banesa private me 1 ose 2 kate, qoftë në banesat kolektive në pallate.
Sipas këtij raporti, dendesia standarde e banesave në nivel vendi është rreth 14m2 për banor. Qarku i Vlorës regjistron kuotën më të lartë të këtij treguesi, 16,4 m2, ndërsa vlera më e vogël është regjistruar në qarkun e Kukësit, 10,5 m2.
Ndërkohë, përqindja e banesave të mbipopulluara, që kanë 3 ose më shumë banorë për dhomë, është 3,8%
Të dhënat tregojnë se për 40% e apartamenteve të banuara janë në zonat rurale dhe pjesa tjetër në qytet.
Por, dinamika e zhvillimit të ndërtimeve në qytet, pritet ta ndryshojë këtë standard. Ku numri i rezidencave private me sipërfaqe mbi 120 m2 është rritur, sikundër edhe nevojat e kohës për banesa me sipërfaqe të mëdha.
Rritja e vëllimit të ndërtimit flet për një një vlerë të shtuar në ekonomi, e cila në vetëm 4 vite është dyfishuar.
LEXO GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta