Virozat mbushin spialet, numër i lartë shtrimesh në të gjithë vendin
Virozat e stinës kanë bërë që të ketë një fluks të shtuar drejt qendrave shëndetësore dhe urgjencave në të gjithë vendin.
Gazetarja e Euronews Ortenca Budlla, bëri me dije se në urgjencën e QSUT-së në kryeqytet ka rreth 240 pacientë në ditë, të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore.
Ky numër tepër i lartë vjen pasi qyetarët refuzojnë të shkojnë drejt qendrave shëndetësore, pasi mendojnë se në spital do të kenë një shërim më të shpejt.
“Në urgjencën e QSUT-së vijon të jetë një fluks i lartë i pacientëve, mesatarisht 240 pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore. Në pediatri ka dhe një numër më të lartë të fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësore”, tha Budlla.
E rënduar shfaqet gjendja dhe në qytetin e Vlorës ku numri i vizitave në ditë në urgjencën e spitalit rajonal shkon në 100.
“Është një situatë e rënduar si në qenrat shëndetësore, ashtu edhe në pediatrinë dhe urgjencën e spitalit rajonal.
Sipas bluzave të bardha në qendrat shëndetësore ka nga 25-30 vizita në ditë prej të cilave 15 janë shtrime. Nga testimet e kryera nuk ka pasur raste me Covid. Për sa i përket pediatrisë janë rreth 60 vizita në ditë dhe 15 shtrime. Në urgjencë situata është edhe me e rënduar me 100 vizita në ditë prej të cilave 15 shtrime”, tha korrespondentja e Euronews, Ebrieta Macaj.
Ndërkohë që fluks të shtuar ka dhe në spitalin rajonal të Korçës ku numdi i vizitave në urgjencë shkon në 80.
“Në spitalin rajonal të Korçës janë më shumë se 80 vizita në ditë, kryesisht të moshuar”, tha korrespondenti i EuroNews Xhensil Shkëmbi.
Edhe në spitalin e Elbasanit ka një shtim të shtuar të vizitave, ku numri i pacienteve ka shkuar dhe në 170 në ditë.
LEXO GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut