22 pallate të konfiskuara, 1 kërkon ta blejë ndërtuesi, 21 janë dhuruar
Pallatet e konfiskuara që do të kërkohen të mbahen nga ndërtuesi do t’i shiten atij me çmim tregu dhe jo me çmim referencë.
Por, çmimi i tyre në treg nuk është i specifikuar, si çmimi reference me të cilat bëhen përllogaritjet në shpronësime apo transaksione për pronën, dhe kjo ka krijuar paqartësi për vlerën që do të paguajë biznesmeni. Por, një vendim i Ministrisë së Financave e zgjidh këtë ngërç.
Do të jenë ekspertët e të pasurive të paluajtshme ata që do të vendosin çmimin, ndërsa procedura do të ndiqet nga Drejtoria e Administrimit të Pronës Shtetërore.
Ekspertët e licencuar do të paguhen nga 60 mijë deri në 300 000 lekë për çdo shqyrtim që do të bëjnë, ndërsa nuk do t’u jepet më shumë se 10 ditë kohë për çdo ndërtesë pa leje që kërkohet të merret mbrapsht nga pronari ndërtues.
Deri tani, me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit janë konfiskuar 22 ndërtime të plota ose shtesa pa leje brenda tyre, në Tiranë, Durrës, Kavajë, Vlorë, Himarë dhe 1 Sarandë, por vetëm 1 prej tyre është kërkuar të blihet. 21 të tjerët janë dhuruar.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid