Ngujimi i naftëtarëve, Bozdo: Askush nuk e vuri ujin në zjarr, qiramarrësit janë persona të ngushtë me qeverinë

9 Tetor 2020 | 06:11

Në një intervistë për Euronews Albania, ish-zëvendës Ministri i Energjitikës, Enno Bozdo, foli rreth situatës së naftëtarëve ku dhe hodhi poshtë tezën e kryeministrit se gjendja e krijuar është si pasojë e privatizimit.

“Privatizimi i ndodhur, në të cilin shteti shqiptar mori 128 milionë euro arriti ta mbante (kompania që e privatizoi) edhe për shkak të ndryshimit të menaxhimit por edhe për shkak të një konjukture të favorshme të tregut ndërkombëtar të çmimit të naftës. Arriti ta mbante në punë rafinerinë të paktën pesë vite”,- u shpreh Enno Bozdo.

Ish- zv. Ministri i Energjitikës tregoi rreth historikut të kësaj rafinerie ku përmendi dhe dhënien me qira ku kontrata ishte e tillë që kompania ARMO mbante gjithë problematikën ndërsa ata që vinin dhe punonin merrnin frytet.

“Kështu u krijuan borxhet jashtëzakonisht të mëdha të kësaj kompanie deri sa në vitin 2016 Edi Rama solli investitorin serioz që do bënte 50 milionë dollarë investime dhe do punësonte 1200 naftëtarë”,- tha Bozdo teksa sqaroi se pas investitorit serioz ishte një person shumë i afërt shqiptar që merrej me menaxhimin e kompanisë.

Enno Bozdo tha në fjalën e tij se janë po të njëjtët njerëz, klientë të qeverisë që e marrin me qira me një kontratë diskriminuese sa i përket detyrimeve të kompanisë ndaj punonjësve dhe palëve të treta.

Sipas tij duke qenë se qiramarrësit kanë qenë të afërt me qeverinë askush nuk e vuri ujin në zjarr.

Ndërkaq Bozdo solli në vëmendje dhe premtimin e Ramës në 2013 për hetimin e privatizimit të ARMO-s, i cili sipas tij u mbyll sepse Rama s’mundi të gjente asnjë lloj prove.

“Ndërkohë ajo çfarë ndodhi pas 2013 është tërësisht kriminale për ata punëtorë që janë atje”,- theksoi ish-zv. Ministri i Energjitikës teksa nënvizoi se ky hetim duhet të bëhet sepse në asnjë praktikë botërore nuk merret një rafineri për të punuar me qira.

“Ata që e marrin (rafinerinë) janë klientë të qeverisë, e punojnë, krijojnë borxhe, nuk paguajnë punëtorët dhe zhduken në drejtim të paditur”,- përfundoi ai.

Si zgjidhje të situatës Enno Bozdo konsideroi si më të arsyeshmen propozimin e Lulzim Bashës për marrjen e 8 milionë euro nga buxheti i shtetit për tu paguar detyrimet dhe më pas ndjekja këmbë pas këmbe e përgjegjësve në mënyrë ligjore.

 

Lexoni githashtu: 

Situatë e “trishtë” në Ballsh, naftëtarët thirrje të qartë kryeministrit Edi Rama

Vendimi ekstrem i naftëtarëve, kyçen brenda, refuzojnë ujin e pijshëm dhe asistencën mjekësore

Greva e naftëtarëve, Agron Kapllanaj: Shteti mund ta zgjidhë situatën brenda një dite

Si u grabit ARMO! Një histori kolapsi, borxhesh e protestash për uzinën e naftës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026