Fluks në portin e Vlorës pas festave! Si do e menaxhojë autoriteti portual situatën

7 Janar 2023 | 13:30

Gjatë ditëve të para të këtij viti ka pasur një fluks të lartë të qytetarëve që largohen nga Shqipëria, të cilët kanë ardhur për të kaluar pushimet me familjarët dhe tashmë duhet t’i rikthehen jetës së tyre jashtë shtetit.

Korrespondentja e Euronews Albania Ebrieta Maçaj tha se janë 1100 emigrantë që do të largohen këtë të shtunë nga porti i Vlorës.

Ajo raportoi se të gjitha sportelet e portit janë në gatishmëri për të përballuar fluksin. Një nga tragetet do të niset në orën 15:00, ndërsa tjetri në orët e mbrëmjes.

“Qytetarët i kemi pyetur se përse vijnë kaq herët në port dhe na kanë thënë se është pikërisht për fluksin,” – u shpreh Maçaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni

Një lajm i trishtë trondit komunitetin e sportit shqiptar. Akademiku Artan Pogoni, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një arresti kardiak gjate pushimeve në...
18:04 | 28/07/2026

Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para

Një aksident është regjistruar këtë të martë në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”. Raportohet se një...
16:40 | 28/07/2026

Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar këtë të martë në edicionin informativ me Thimi Samarxhiun në Euronews Albania. Hoxha ka folur për rastin e...
16:38 | 28/07/2026